Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden , ka thënë se lirimi nga akuzat për trazira i ish presidentit, Donald Trump, tregon se “demokracia është e brishtë”.
“Ky është kapitull i trishtuar në historinë tonë na ka kujtuar se demokracia është e brishtë. Se gjithmonë duhet të mbrohet. Se duhet të jemi gjithnjë vigjilentë. Kjo dhunë dhe ekstremizëm nuk ka vend në Amerikë. Dhe që secili prej nesh ka një detyrë dhe përgjegjësi si amerikanë, dhe veçanërisht si udhëheqës, për të mbrojtur të vërtetën dhe për të mposhtur gënjeshtrat”, ka thënë Biden dje pas vendimit.
Në Senatin amerikan nuk pati vota të mjaftueshme për të votuar pro fajësimit të Trumpit për nxitjen e trazirave më 6 janar në Capitol Hill, vota finale ndaj ish presidentit ishte 57:43, shkruan CNN.