Pas tërmetit, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë dërguar në rajon, ndërkohë, njoftohet se katër persona janë lënduar deri më tani, transmeton Kosova Post.
Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë ka ndodhur në provincën Bushehr në Iranin jugperëndimor, shkruan AA.
Sipas një deklarate nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në rrethin Gunave të provincës Bushehr, u regjistrua në orën 04:45 sipas kohës lokale.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.
Pas tërmetit, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë dërguar në rajon, ndërkohë, njoftohet se katër persona janë lënduar deri më tani.