Është shuar në moshën 90 vjeçare ish agjenti i FBI që planifikoi dhe ndërmori përsipër të spiunonte demokratët për t’i siguruar fitoren elektorale republikanit Nikson.
Ai përfundoi në burg, drejtoi një emision radifonik dhe shkroi disa libra best –seller, kandidoi pa sukses në Kongresin amerikan dhe u përpoq të bënte dhe aktorin.
Xhorxh Gordon Betëll Lidi, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, i detyrohet – mirë apo keq – , skandalit të Uotergejt, skandalit më të famshëm politik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që në vitet ‘70 detyruan presidentin republikan Riçard Nikson të japë dorëheqjen.
Ishte ai që ideoi projektin për futjen fshehurazi në Uotergejt për të spiunuar mbledhjet e partisë demokratike, e cila kishte selinë e përgjithshme në hotelin prestigjoz të Uashingtonit. Ish agjent federal, i njohur për qëndrimin e tij të ekstremit të djathtë, Lidi kishte përgatitur prej muajsh planin e tij: një seri veprimesh të paligjshme apo klandestine kundër demokratëve për t’i siguruar fitoren Nikson.
Kishte folur për këtë që nga janari i viti 1972 me ministrin e atëhershëm të drejtësisë dhe dy këshilltarë të presidentit, dhe kishte marrë dritën e gjelbër.
Natën e 17 qershorit grupi prej pesë personash i krijuar nga ai u futën fshehurazi në selinë e përgjithshme të partisë demokratike. Por kur u zbuluan Lidi ishte në panik dhe i telefonoi ministrit amerikan të drejtësisë.
Historia, ashtu si dijet përfundoi shumë keq. Falë dhe hetimit gazetaresk të Bernstein dhe Uduard – dy reporterë të rinj të Uashington Post – Nikson dy vjet më pas u detyrua të japë dorëheqjen. Lidi përfundoi me një dënim prej 20 vitesh burg. Por doli shumë më përpara nga burgu, falë pasardhësit të Nikson, demokratit Xhimi Karter që i reduktoi dënimin për sjellje të mirë dhe e lejoi të ishte i lirë pas katër vitesh burg.
Dhe ishte atëherë që nisi jeta e dytë e ish agjentit të FBI. Mes punëve të ndryshme, përpjekjeve të dështuara në politikë, me momente suksesi dhe mashtrime të vogla; duke përdorur sa më mirë famën negative të Uotergejt i kishte dhënë. Besnik ndaj Nikson deri në fund, ai nuk u pendua asnjëherë për atë që kishte vërë. Në një nga intervistat e tij ai shprehej se vitet pas daljes nga burgu kishin qenë më të mirat.
Një admirues i madh i Hitler, mbështetës i idesë ‘qëllimi justifikon mënyrën’, ai mburrej për faktin se ishte bërë nga një djalë i ndrojtur – një burrë i fortë dhe pa frikë. Ndiqte një regjhim të ashpër trajnimi dhe ushqimi: hante minj dhe vinte dorën në zjarr ndër të tjera. Aq sa ish bashkëpunëtorët e tij ishin të bindur se ishte çmendur.
Ai refuzoi të dëshmonte para dënimit duke thënë se nuk ishte rritur për të bërë spiunin. Ndërsa gjatë qëndrimit në burg këndonte himnin nazist sa herë që të dënuarit afro-amerikanë e ngacmonin.
Biografia e tij u shit në një milion kopje. Një mbështetës i madh i armëve të luftës për të gjithë vendet. Meqenëse kishte qenë i dënuar nuk mund të mbante armë dhe në këtë mënyrë mburrej me 27 pistoletat e bashkëshortes së tij. Si e pranonte dhe vetë: Pa atë skandal politik do të kishte qenë një i panjohur dhe një element i parëndësishëm politik që hyn dhe del nga pushteti.