Mesazhi i urimit të Bidenit kishte për qëllim të nënvizonte se Amerika nuk do të jetë adresë për marrëveshjet jashtë Bashkimit Evropian.
Kështu i ka thënë Radio Evropa e Lirë, ish-ambasadori serb në Washington Ivan Vujaçiq.
Ai kështu komentoi letrën e urimit që Presidenti i SHBA, Joe Biden, dërguar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetit të Serbisë.
Duke deklaruar, megjithatë, se është një fakt i njohur se njohja e Kosovës dhe dëshira për njohje është një pjesë konstante e politikës amerikane, në periudhën jashtë administratës së ish-Presidentit Donald Trump, Vujaçiq beson se nuk është mirë të e bëjnë mesazhin e Biden një fushatë mediatike në Serbi.
Në një mesazh urimi të botuar në faqen e internetit të presidentit serb më 7 shkurt, Biden tha, ndër të tjera, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Serbinë në integrimin evropian, reformat dhe arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme me Kosovën “e cila përqendrohet në njohjen reciproke “.
Në të njëjtën ditë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u përgjigj ashpër, duke thënë se, Dita e Shtetit, e cila festohet në 15 dhe 16 Shkurt, “është një gjë shumë më e rëndësishme për ne sesa dëshirat shqiptare dhe amerikane”, transmeton klan kosova.Një ditë më vonë, Ambasada e SHBA në Beograd deklaroi në Twitter se presidenti Biden mbështet përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën evropiane në mënyrë që të ketë më shumë prosperitet dhe stabilitet për qytetarët e saj dhe për hir të forcimit të një Evrope të bashkuar dhe të lirë.