Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), njëherësh figurë e njohur në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka uruar Memli Krasniqin, me rastin e zgjedhjes së këtij të fundit si Kryetar i PDK-së, shkruan Kosova Post.
Çitaku, emri i së cilës është lakuar para konventës së PDK-së, e cila u mbajt sot, si një kandidate e mundshme, e ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për ta uruar Krasniqin për detyrën e re.
“Urime Memli, shoku im i fëmijërisë, bashkëudhëtari im politik tash e 17 vite!” – ka shkruar ajo, për të vijuar me:
“Të priftë e mbara! Bashkë!”