Ish kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Nexhmi Muçiqi, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë një propozim të veçantë, në llogari të deputetëve shqiptarë të Kosovës, shkruan Kosova Post.
Duket që ai ka dyshime për prejardhjen e deputetëve shqiptarë, andaj kërkon që atyre t’u bëhet testi i ADN-së:
“Propozojë, që 110 Deputetve të Republikës së Kosovës, të ju bëhet, testi i ADN-së…” – ka shkruar Muçiqi.
Shumë prej ndjekësve të tij virtualë, e kanë komentuar statusin, duke e përkrahur idenë, e disa edhe kanë qeshur./KosovaPost/