Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell KosovaPost.
Ai, në një postim në Twitter ka shkruar se kosovarët janë lodhur nga premtimet e pafundme dhe se fjalët nuk mjaftojnë më.
Sipas tij, vetëm një veprim konkret për heqjen e vizave do ta rivendoste besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do të rivendosë besueshmërinë. Fjalët nuk mjaftojnë më”, ka shkruar Simmons.
Simmons në Samitin e BE-së që u mbajtë në qershor, ka bërë thirrje që Kosovës ti liberalizohen vizat.