Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi ditën e sotme se plani për “mbylljen” e vendit në prag të festës së Pashkëve ishte një gabim, duke bërë një prapakthehu teksa vendi gëlon nga kritikat për menaxhimin e pandemisë.
Merkel dhe drejtuesit e 16 landeve të Gjermanisë kishin rënë dakord që thuajse të gjitha dyqanet të mbylleshin në datat 1-5 Prill, ndërsa do të lejoheshin të shtunën e 3 prillit vetëm dyqanet ushqimore.
“Ky gabim është vetëm i imi” u tha Merkel gazetarëve në Berlin, duke shtuar se ajo mbante “përgjegjësinë përfundimtare” për vendimin, i cili kishte çuar në kritika të ashpra.
“I gjithë procesi ka shkaktuar pasiguri shtesë, për të cilën unë kërkoj nga të gjithë qytetarët të më falin” tha ajo.
Udhëheqësit kishin rënë dakord që masa nuk ishte “e zbatueshme në këtë formë”, i tha Armin Laschet, kreu i partisë Merkel CDU, në një takim të parlamentit rajonal në Nordrhein-Westfalen.
Merkel pranoi se kishte pengesa ndaluese për të mbyllur ekonominë për pesë ditë javën e ardhshme me kaq pak njoftim duke përfshirë rregullat për pagën e pushimeve dhe çështjet e zinxhirit të furnizimit.
Pakënaqësia në rritje për trajtimin e pandemisë nga qeveria ka çuar vlerësimet e CDU-së në rënie ndërsa Gjermania përplaset me atë që ekspertët e kanë quajtur valën e tretë të virusit.
Mbyllja e ashpër solli shumë reagime të ashpra, me “Bild” që thuajse çdo ditë e quan menaxhimin e pandemisë si një “rrëmujë”.
“Merkel dhe (liderët rajonalë) kanë mbyllur sytë përballë problemit të vërtetë”, shkruan gazeta prestigjioze gjermane.
Edhe “Der Spiegel” i quajti masat një “skandal”, duke pretenduar se qeveria kishte “përparësi të gabuara” dhe në vend të kësaj duhet të përqendrohej në përmirësimin e fushatës së saj të vaksinimit.
Një sërë shtetesh të tjera përfshirë Holandën e Norvegjinë, kanë zgjatur kufizimet mes rritjes së infektimeve. Eurokomisionerja për shëndetësinë Stella Kyriakides paralajmëroi se pandemia po përkeqësohej në shumë shtete, ku vërehet rritje e rasteve, hospitalizimeve e vdekjeve nga Covid-19.
Aktualisht në Europë numërohen 38,015,426 të infektuar dhe 887,362 viktima.
Sa i përket Gjermanisë, deri tani janë të regjistruar 2,692,525 të infektuar dhe 75,760 viktima.oranews