Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim te Greqia me rezultat 2-0.
Dardanët u pritën në mënyrë armiqësore nga grekët të cilët gjatë tërë ndeshjes bënë thirrje raciste dhe nacionaliste.
Pati edhe konfrontime mes tifozëve të të dyja ekipeve përfaqësuese derisa u desh ndërhyrja e policisë greke për të qetësuar gjakrat.
Për humbjen e Kosovës ndaj Greqisë, ka reaguar edhe Kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Kurti në një postim në Instagram, Kurti ka thënë se futbollistët tanë dhanë gjithçka për të arritur rezultat pozitiv.
“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutin e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja”.
“Lojtarët dhanë gjithçka çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja. Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, shkroi Albin Kurti.