Për disa orë para sallës “1 tetori” në Prishtinë ishte krijuar tollovi e madhe gjatë pritjes për vaksinim të personave mbi moshën 65-vjeçare, për çka pati reagime të shumta, ndë ta edhe kryetari i Komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri.
Por, reagimi i Tahirit ishte paksa më ndryshe dhe me argumente, ndërsa kishte postuar fotografi nga qendra e vaksinimit në Vushtri, që kishte rend e rregull.
“Vaksinimi në Vushtrri 😊🙏 👩⚕️ 👨⚕️ . Drejtoria e Shëndetësisë, Inspeksioni Komunal të gjithë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve 🙏”, ka shkruar Tahiri në Facebook.