Statovci mori drejtimin e partisë në Prishtinë me shumicë votash.
Me 273 vota pro, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është zgjedhur kryetare e partisë “Guxo” në Prishtinë. Me këtë rast, kjo parti që drejtohet nga kryetarja, Donika Gërvalla, e ka konsoliduar degën e Prishtinës. Ndryshe, ditëve të fundit, degë të partisë “Guxo”, janë konsoliduar edhe në disa komuna të tjera.
“Guxo” është regjistruar si parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me 14 shkurt të këtij viti.