Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, shquhet për vitalitetin e tij dhe të qenit në top formë, ani pse ka shtatë dekada mbi supe.
I pyetur për çelësin e jetëgjatësisë, këngëtari i hitit “Pranvera në Prishtinë” thotë se jeta e shëndetshme dhe kujdesi në ushqim e bëjnë që të ruajnë freskinë edhe në pleqëri.
Në një intervistë të fundit për “prive”, Sabriu tha se sekreti qëndron në të konsumuarit sa më pak ushqim.
sekreti qëndron në të konsumuarit sa më pak ushqim.
“Çelësi i vitalitetit është të mos hash atë që ke qejf dhe mundësisht sa më pak të hash në jetë është aq më mirë”, theksoi ai.
Ndërkohë, i pyetur nëse ka ndonjë kategori të ushqimit që nuk e konsumon fare, ai tha se është mishi i kuq përbërësi që ka eliminuar përfundimisht nga tavolina e tij e të ngrënit.
“Ka ushqime që nuk i konsumoj, që 12-13 vite mish të kuq fare nuk ha”, deklaroi këngëtari i hiteve të shumta.