Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në lidhje me bombardimin e spitalit të fëmijëve nga ushtria ruse në Mariupol të Ukrainës, përcjell KosovaPost.
Ai thotë se fëmijët janë bllokuar nën rrënojat e spitalit, duke shpërndarë një video tronditëse që ilustron shkallën e shkatërrimit.
“Edhe sa kohë do të vazhdojë të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin?” tha ai.
“Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet . Ju keni fuqi, por duket se po e humbni njerëzimin”, tha Zelensky.