I ashpër ka qenë reagimi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë fjalës së tij në samitin e NATO që po mbahet në Bruksel në lidhje me situatën e krijuar në vendin e tij pas ndërhyrjes ruse.
Zelensky përmendi të gjithë krimet e Rusisë në Ukrainë dhe për këtë arsye iu kërkoi vendeve anëtarë të aleancës që të paktën të dërgojnë armë për t’u përballur me ushtrinë e Putin.
Për të shpëtuar njerëzit dhe qytetet tona, Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake pa kufizime. Rusia po përdor të gjithë arsenalin kundër nesh. Po shkatërron të gjithë jetën. Çdo objekt – nga ndërtesat e banimit te kishat, nga magazinat ushqimore te universitetet, nga urat te spitalet. Rusia përdori bomba me fosfor këtë mëngjes. Sërish fëmijë po vdesin, njerëz po vdesin”, tha mes të tjerash Zelensky.A2CNN.