Rastet kur personat gjenden pa shënja jete, qoftë të moshuar apo të rinj, në banesa apo edhe në rrugë, nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 21:55 në komunën e Kaçanikut, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia, bëhet e ditur se viktima është gjetur pa shënja jete në veturën e tij.
Me tu lajmëruar rasti, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e emergjencës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar Mjeku Ligjor, ndërsa arsyeja e vdekjes ende nuk është bërë e ditur.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me ç’rast ka dhënë urdhër që rasti të hetohet./KosovaPost/