Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Non Grata në Shqipëri”, Valon Bela/ Asnjë qeveri nuk është mbi kombin dhe asnjë mandat politik nuk është i përjetshëm

    Nis takimi Kurti–Abdixhiku, marrin pjesë edhe Osmani, Haziri e Murati

    Reagon Bekir Halimi: Kam qenë hoxhë dhe pjesëmarrës në lúftërat e UÇK-së

    Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE

    BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin

    BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

    Kosova në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’

    Ura e tretë mbi Ibër merr formë, Kurti: Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti para takimit me Abdixhikun: Shkoj me vullnet të mirë për marrëveshje

    Prokuroria Speciale po heton edhe një lokacion të tretë lidhur me varrezat masive në Zubin Potok

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

16 Qershor 2024, 12:18
në Lajme
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit
Share on FacebookShare on Twitter

Një limon ia ndryshoi jetën Esma Feras nga fshati Karaçevë e Poshtme e komunës së Kamenicës.

Kurioziteti mbi molekulat, ADN-në, e gjenetikën, e kishte shtyrë atë që të bënte një eksperiment në këtë pemë në shtëpi, me mjetet që ia kishte dhënë profesori i biologjisë.

Suksesi i këtij eksperimenti, të cilin e bëri Esma më 2019, si nxënëse e klasës së 11-të, e kishte bindur që pasionin e saj mbi molekulat e gjenetikën, duhej ta vazhdonte në një shtet të zhvilluar si SHBA-ja.

Sot, Esma është në vitin e katërt të studimeve të Biologjisë molekulare në Universitetin New Haven në shtetin Connecticut, dhe është hulumtuese për detektimin e hershëm të kancerit të vezoreve në Universitetin prestigjioz amerikan, Yale.

Eksperimenti kishte të bënte me izolimin e ADN-së në frytin e limonit.“(Pas eksperimentit) ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme, sepse përfundimisht ajo që e mësuam në klasë filloi të marrë kuptim në jetën reale. Kjo më ka bërë të kuptoj se nëse unë edhe vazhdoj të studioj diçka lidhur me biologji në Kosovë, do të ishte shumë e vështirë të kem këtë lloj qasje në shkencë”, thotë ajo.

Sipas saj, shkolla nuk i ofronte mundësi për ta ndjekur pasionin e saj – molekulat.

“Edhe pse kam qenë në klasën e 11-të kam filluar të lexoj libra të literaturës universitare për gjenetikën. Kam lexuar për eksperimente të ndryshme në gjenetikë, por që në laborator nuk kemi mundur t’i realizojmë. Prandaj, eksperimentet i kam shikuar në YouTube”, thotë Esma.

Ëndrrën e ndjek në SHBA tash e katër vjet, falë bursave të ndryshme, ndihmës nga familja, donacioneve dhe punës së saj.

Ajo pranon se sfida më e madhe për të ka qenë “përshtatja në një sistem komplet të ri akademik”.

“Më ka lënë përshtypje sistemi i edukimit dhe lidhja profesor – nxënës në formën bashkëpunuese. Këtu, profesorët janë mentorët më të mirë nëse studenti dëshiron të ketë një karrierë shumë të suksesshme, dhe e kanë mentor jo vetëm gjatë zhvillimit profesional dhe akademik, mirëpo edhe pasi që e kryejnë universitetin”, shprehet Esma Fera.

Pikërisht në saje të lidhjes mentor-student, Esma i ishte bashkuar profesoreshës së saj dhe në kuadër të një programi në Universitetin Yale, ajo ishte bërë pjesë e ekipit që hulumtonte detektimin e hershëm të kancerit të vezoreve (ovarial).

“Puna që ne e bëjmë në Yale, është detektimi i gjeneve të caktuara që kanë rol shumë të rëndësishëm në detektimin e këtij kanceri, dhe ne veçse e kemi zbuluar një gjen dhe jemi duke bërë eksperimente të ndryshme që të mbledhim të dhënat dhe shpresojmë që ta publikojmë artikullin”, thotë ajo, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dita e Esmës nis herët kur parapërgatitet për ligjërata. Pas ligjëratave, Esma mban orët në rolin e asistentes për Biologji molekulare. Pjesën tjetër e kalon në laborator, ndërsa mbrëmjen ua dedikon detyrave, studimeve dhe projekteve.

“Sistemi edukativ këtu bën që studentët të jenë të angazhuar gjatë gjithë kohës, dhe kur ke angazhime të tjera si punë dhe kërkime shkencore, menaxhimi i kohës duhet të jetë në nivel të lartë”, thotë ajo.

Sipas saj, të hulumtosh kancerin nuk është lehtë, por kauza është më e madhe se sfida.

“Definitivisht, shkenca që e bëjmë ne është diçka shumë interesante, nuk është diçka që e bëjmë çdo ditë, por çdo ditë eksploron gjëra të ndryshme. Është padyshim shumë sfiduese, por duke e ditur se çfarë kontributi jep, është ndjenjë fenomenale”, thotë ajo.

Duke qenë mijëra kilometra larg familjes, Esma thotë që shpesh i mungojnë prindërit.

“Në vitin e parë ka qenë diçka që nuk e kam pritur, që do të jetë aq shumë vështirë. Por, tash, në vitin e katërt, e di si ta balancoj veten. Kur je e zënë me shumë studime, edhe me shumë punë, nuk është që nuk mendon, por prapë ke diçka për të bërë. Por, kur vjen vikendi ose pushim pranveror apo vjeshtor, atëherë ajo është pak më e vështirë, sepse e sheh që secili shkon te familja” , tregon Esma.

Ajo është e bindur se suksesi i saj nuk është vetëm i saj, por është po ashtu rezultat i punës dhe përkrahjes së prindërve, për të cilët thotë se kanë qenë “mbështetja më e madhe”:

“Besoj se ata janë të kënaqur që përpjekjet tona të përbashkëta po shpërblehen. Veçanërisht, ata ndihen të lulmtur që kam mundësinë të jap një kontribut të rëndësishëm në nivel global në fushën e shkencës”.

Dijen të cilën ajo e ka marrë nga studimet në New Haven, praktika në kompaninë farmaceutike AstraZeneca dhe hulumtimi në Yale, Esma një ditë planifikon që ta sjellë në Kosovë.

“Planifikoj të marr një eksperiencë të punës, pastaj t’i zhvilloj studimet për doktoratë në Amerikë, por ideja është që gjithmonë të kthehem në Kosovë. Në Kosovë mungon bashkëpunimi ndërmjet spitalit, universitetit dhe studentëve edhe kjo mendoj që duhet të ndërlidhet. Kush do ta ndërlidhë, ende nuk e di, por unë do të jem shumë e lumtur të jem pjesë e saj” , thotë ajo.

Për të rinjtë që duan të bëjnë hulumtime shkencore, ajo porositë se nuk duhet të dorëzohen edhe nëse rezultate nganjëherë nuk dalin ashtu siç e presim.

“Në shkencë jo çdoherë marrim rezultat që i presim, të mos e harrojnë që të hulumtosh do të thotë të krijosh dije të re, sepse ajo që hulumton nuk është ende e njohur për publikun. Prandaj, nuk është e lehtë të krijosh dije, shkenca ka sfida. Mund të bësh një projekt hulumtues dhe të mos marrësh rezultate, mirëpo nuk duhet të ndalesh. Duhet të dini sa kontribut jepni në botë me atë që bëni dhe ajo nuk është diçka që duhet ta harroni”, thekson ajo.

Etiketat: hulumtimiKosovarjashba
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

1 vit më parë
Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

SHBA ndërmerr hapat e parë për lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Presidentja Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH