Shefi i kabinetit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se gjatë këtij mandati, Republika e Kosovës ishte palë e barabartë në tryezën e dialogut.
Sipas tij, nuk ka më marrëveshje ku lëndohet shtetësia dhe rrezikohet e tashmja dhe e ardhmja e vendit.
Kadiu ka shkruar se Kosova tregoi se është e gatshme të ecet përpara me normalizim të marrëdhënieve, njohje reciproke e fqinjësi të mirë.
“ S’ka më marrëveshje ku lëndohet shtetësia dhe rrezikohet e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Barazia mes palëve ishte princip, e jo thjesht dialogu për dialog. Si pala konstruktive, Kosova tregoi se është e gatshme të ecet përpara me normalizim të marrëdhënieve, njohje reciproke e fqinjësi të mirë. Për shtetin e rajonin, për paqen e sigurinë”, ka shkruar ai.