Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Dardanën, Kadri Rahimaj, i shoqëruar nga Kryeministri, përkatësisht Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka vizituar fshatin Koretin, transmeton Kosova Post.
“Një udhëheqësi e besueshme që e vendosë Dardanën në rrugën e drejtë e të zhvillimit, pa bërë dallime e pa urrejtje apo hakmarrje, po vjen në Dardanë me Kryetarin Kadri Rahimaj. Ura midis Kadri Rahimajt dhe kryeministrit Kurti, pra, ura mes qeverisjes lokale dhe asaj qendrore është garancion për zhvillimin ekonomik që sjell punësim dhe drejtësinë pa diskriminim” – ka thënë Rahimaj para banorëve të Koretinit.
Sipas tij “me datë 14 nëntor ndryshimi i gjithmbarshëm në Kosovë, e progresi që po shohim gjithandej, do të bëhet edhe në Dardanë.”
Për më shumë, shihni videon: