Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 korrik.
29 korrik 1890 – Piktori holandez, Vincent Van Gogh, ndër emrat më të shquar në botë të këtij arti dhe pararendës i rrymës së ekspresionizmit, u nda nga jeta në moshën 33-vjeçare. Disa prej veprave të tij më të famshme janë “Luledielli”, “Ara me grurë” dhe “Nata me yje”.
29 korrik 1987 – Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher dhe Presidenti i Francës, François Mitterrand, nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e Tunelit të Lamanshit, një kalim nëndetar (Eurotunel) që lidh brigjet e këtyre dy vendeve.
29 korrik 1999 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, u gjobit me 90 mijë dollarë për dëshmi të rreme. Kjo ishte hera e parë në historinë e SHBA-së që dënohej një president në detyrë.