Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 prill, shkruan Kosova Post.
4 prill 1949 – U themelua Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika, Danimarka, Franca, Luksemburgu, Norvegjia dhe Portugalia firmosën në Uashington dokumentin që miratoi themelimin e NATO-s kundër kërcënimit në rritje të Bashkimi Sovjetik në Evropë.
4 prill 1953 – Nëndetësja “Dumlupinar” e Forcave Detare të Turqisë u fundos në Dardanele si pasojë e përplasjes me anijen suedeze “Naboland”, teksa kthehej nga një stërvitje e NATO-s. Kjo datë fatzezë, e cila u mori jetën 81 marinarëve turq, u shpall “Dita Përkujtimore e Dëshmorëve të Marinës”.
4 prill 1968 – U vra kleriku baptist, aktivisti dhe udhëheqësi i shquar afro-amerikan i Lëvizjes së të Drejtave Civile Afrikano-Amerikane, Martin Luther King Jr. Laureat i Çmimit Nobel të Paqes në vitin 1964, Luther Kingu njihet botërisht si një mbrojtës i flaktë i barazisë racore. Pas 5 ditësh, ai u varros me një ceremoni madhështore me pjesëmarrjen e rreth 300 mijë personave. Ndërsa vrasësi i tij, James Earl Ray, u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar dhe u dënua me 99 vite heqje lirie.
1147 – Emri i Moskës gjendet i shkruar për herë të parë, në një dokument ku Yuri Dolgorukiy e fton princin e Novgorodit për të ardhur në Moskë. Në vitin 1237-1238, mongolët e dogjën Moskën dhe vranë banorët e saj. Pas kësaj, Moska u bë kryeqyteti principatës së pavarur Vladimir – Suzdal, dhe për shumë vite filloi të tërheqë një numër të madh të refugjatësh nga e gjithë Rusia.
1721 – Robert Walpole bëhet i pari kryeministër i Britanisë nën Mbretit George I. Deri atëherë, Mbretëria e Bashkuar nuk kishte patur kryeministër në organikë.
1796 – Georges Kuvie mbajti leksionin e tij të parë paleontologjik në Muzeun Kombëtar të Historisë së Natyrës në Paris, duke folur mbi fosilet e elefantëve dhe llojeve të ngjashme; me këtë, Kuvie u bë themelues i shkencës së paleontologjisë, e cila shtrihet në kufirin ndërmjet biologjisë dhe gjeologjisë, por ndryshon nga arkeologjia.
1812 – Presidenti i SHBA-së James Madison miraton një embargo 3-muajshe tregtare ndaj Britanisë.
1818 – Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton flamurin kombëtar me 13 vija të kuqe dhe të bardha dhe 20 yje – një yll për çdo shtet. Shtetet e Bashkuara atëherë përbëheshin nga 20 shtete.
1932 – Profesor C.G. King i Universitetit të Pitsburgut, Pensilvani, veçoi Vitaminën C, pas pesë vitesh kërkimi në laborator. Këshilla e tij e parë ishte; merrni një limon, shtrydheni, lëngun e tij pijeni, dhe shpejt do të ndjeheni më mirë.
1949 – Washington DC; Dymbëdhjetë vende evropiane nënshkruajnë Traktatin e Atlantikut të Veriut duke krijuar NATO-n.
Lindje
1928 – Maya Angelou, poete amerikane (vdiq më 2014)
1929 – Branco – Futbollist dhe trainer brazilian
Vdekje
1929 – Carl Benz, inxhinier gjerman (lindi më 1844)
1968 – Martin Luther King, teolog amerikan, luftëtar për të drejta të njeriut dhe fitues i çmimit Nobel për paqë.
Festa dhe përvjetore
Senegal – Festa e Pavarësise
Dita ndërkombëtare e vetëdijesimit nga minat