Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 14 janar, shkruan Kosova Post.
14 janar 1938 – Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi Paktin e Sadabadit, nënshkruar më 8 korrik 1937 nga Turqia, Irani, Iraku dhe Afganistani. Pakti i Sadabadit hyri në fuqi më 25 qershor 1938, pasi u miratua edhe nga parlamentet e shteteve të tjera palë të marrëveshjes.
14 janar 1943 – Fuqitë Aleate të Luftës II Botërore u mblodhën në Konferencën e Kazablankës. Franklin Roosevelt, Winston Churchill dhe Charles De Gaulle ranë dakord për të zbarkuar në Sicili. Aleatët vendosën gjithashtu të rrisin presionin diplomatik për të mundësuar edhe përfshirjen e Turqisë në luftë.
14 janar 2011 – Presidenti Zine El Abidine Ben Ali u arratis nga Tunizia për t’u strehuar në Arabinë Saudite si pasojë e revoltës që shpërtheu në vendin e tij, pasi një qytetar dogji veten. Kryengritja popullore në Tunizi konsiderohet edhe si pikënisja e procesit që më pas do të quhej “Pranvera Arabe”. I gjykuar në mungesë dhe dënuar me burgim të përjetshëm në Tunizi, Ben Ali vdiq në Xhidë të Arabisë Saudite më 19 shtator 2019.
1539 – Spanja anekson Kubën. Ishulli i Kubës ishte i banuar nga fise të shumta autoktone para zbulimit nga eksploruesi italian Kristofor Kolombi, në vitin 1492. Pas mbërritjes së Kolombit, Kuba u bë koloni spanjolle. Në vitin 1762, ishulli ra nën kontrollin britanik, para se t’i kthehej Spanjës në këmbim për Floridën. Një seri e rebelimesh gjatë shekullit të 19-të nuk arriti t’i jepte fund sundimit spanjoll. Megjithatë, rritja e tensioneve midis Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara, që arriti kulmin me luftën Amerikano-Spanjolle, më në fund çoi në tërheqjen e Spanjës; në vitin 1902 Kuba fitoi zyrtarisht pavarësinë nga Spanja.
1832 – Shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe shkroi tregimin e tijë të parë të shkurtër “Metzengerstein”.
1858 – Napoleon Bonaparti i ik një tentimi për vrasje.
1943 – LDB: Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill filluan Konferencën e Kazablankës për të diskutuar strategjinë dhe për të studjuar fazën e ardhshme të luftës.
1954 – Hudson Motor Car Company u bashkua me Nash-Kelvinator Corporation dhe formuan American Motors Corporation.
1896 – Karlo Ponzi emigron nga Italia në Shtetet e Bashkuara, ku ai organizoi një skemë piramidale, krim financiar që sot mban emrin e tij. Pas kapjes dhe esktradimit në Itali më 1934, Ponzit iu dha një post i lartë në sektorin financiar italian, të cilin ai e shfrytëzoi duke përvetësuar shuma të mëdha të hollash. Kur u zbulua, Ponzi u arratis në Brazil, ku vdiq në vitin 1949.