Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i Kalifornisë zjarri që vazhdon për tre javë me radhë u regjistrua si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit, transmeton Kosova Post.
Zjarri i cili po vazhdon për 3 javë me radhë në shtetin amerikan të Kalifornisë, u regjistrua si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit, ndërsa është bërë e ditur se u dëmtua një sipërfaqe prej më shumë se 187.000 hektarë, shkruan AA.
Zjarri i cili mori nofkën “Dixie Fire” përfshiu pjesën veriperëndimore të Kalifornisë dhe ende nuk është vënë nën kontroll.
Sipas deklaratës nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri (Cal Fire) i Kalifornisë, zjarri që vazhdon për tre javë me radhë, u regjistrua si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit.
Sipas deklaratës së Cal Fire, gjithsej 187.000 hektarë tokë në rajon u dogjën plotësisht dhe shumë ndërtesa u bënë të papërdorshme, ndërsa qyteza historike Greenville u shndërrua në hi.
Qyteza Greenville u kthye plotësisht në hi
Për shkak të zjarrit “Dixie”, qyteza historike Greenville në veriperëndim të shtetit u shkatërrua plotësisht dhe më shumë se 180 ndërtesa u bënë të papërdorshme.
Qendra Kombëtare e Zjarrit e SHBA-së njoftoi se më shumë se 3 milionë hektarë tokë janë djegur në më shumë se 37.000 zjarre në të gjithë vendin që nga fillimi i këtij viti.