Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dje ka pritur në Berlin presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, me të cilin ka diskutuar edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për gjendjen në rajon. Scholz në konferencë për media ka thënë se është e rëndësishme që të gjitha shtetet e rajonit të kenë fqinjësi të mirë, sidomos Kosova dhe Serbia.
Scholz ka thënë se Gjermania do të përpiqet të ndihmojë normalizimin e raporteve dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe në të ardhmen. Kancelari gjerman ka thënë se për të personalisht, çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka një përparësi të lartë dhe se shpreson të shohë teksa marrëveshjet e arritura zbatohen hap pas hapi.
“Është me rëndësi që të gjitha shtetet e rajonit të kenë fqinjësi të mirë. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ne do të përpiqemi të lehtësojmë normalizimin e këtyre marrëdhënieve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Për mua personalisht kjo çështje ka një përparësi të lartë. Ka marrëveshje të arritura të cilat shpresoj të zbatohen hap pas hapi. Ju e njihni marrëveshjen e Ohrit:”, ka thënë Scholz.g.e.