Profesori universitar Enver Bytyçi, ka reaguar lidhur me kandidimin e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, nga radhët e LDK-së.
Sipas tij, kandidimi i Ramës është një nga vendimet më të mençura të Abdixhikut.
“Nëse LDK vazhdon me këtë filozofi të prezantimit në publik dhe ofron alternativa e figura përtej politikës së ngurtë, atëherë ajo do të shndërrohet së shpejti si forca e dytë politike e Kosovës dhe do të bëhet e aftë të konkurojë edhe për vendin e parë në spektrin politik të saj”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.
Postimi i plotë i Bytyçit:
Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetar Lumir Abdixhikun jep sinjale shume pozitive se do të rikthehet fuqishëm në skenën politike të vendit. Përzgjedhja e Përparim Ramës si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës është një nga vendimet më të mençura të zotit Abdixhiku.
Nëse LDK vazhdon me këtë filozofi të prezantimit në publik dhe ofron alternativa e figura përtej politikës së ngurtë, atëherë ajo do të shndërrohet së shpejti si forca e dytë politike e Kosovës dhe do të bëhet e aftë të konkurojë edhe për vendin e parë në spektrin politik të saj.
Vendimi i zotit Abdixhiku për kandidimin e zotit Rama si kryekomunar të Prishtinës na dëshmon edhe për diçka tjetër: Se lidershipi i ri i LDK-së nuk ndikohet nga fosilet e së kaluarës të kësaj partie.