Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogamë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Përmes në një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar dhe se Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.
“Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”. Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”, ka shkruar Sveçla