Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, është parë sot në mëngjes në shoqëri me gazetarin Adriatik Kelmendi, shkruan Kosova Post.
Nuk dihet nëse Kelmendi ka qenë duke e realizuar ndonjë intervistë me Ramën, apo janë takuar rastësisht.
Përndryshe, kandidati Rama, ka kohë që e ka intensifikuar fushatën e parakohshme për qytetin, duke zhvilluar aktivitete të shumta.
Rrjetet sociale janë “bombarduar” me lajme të shumta, rreth aktiviteteve të përditshme të Ramës.
Për më shumë, shihni fotot: