Ilir Ali Kapiti, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar fushatën e tij elektorale, duke promovuar edhe programin qeverisës të Vetëvendosjes, sikur edhe vizionin e tij si deputet i ardhshëm tek bashkëvendësit e tij edhe prej nga vjen, pra nga Medvegja, shkruan Kosova Post.
Si njeri i edukuar e i shkolluar në universitete prestigjioze evropiane, atë e duan dhe e vlerësojnë shumë vendasit e tij, ndërsa janë krenar se një person i formatit intelektual e kombëtar do ti përfaqësoj interesat e qytetarëve , duke ngritur zërin edhe në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë.
Përkushtimin dhe devotshmërinë për të punuar për shtetin dhe qytetarët e saj, Ilir Kapiti e ka dëshmuar në shumë raste aty ku ka punuar dhe vepruar me ndershmëri e profesionalizëm, ndërsa së fundmi edhe si zëvendësministër i Ministrisë së Financave në Qeverinë Kurti.
Se Kapiti është njeriu i duhur dhe i preferuar për të qenë përfaqësues qytetarë në Kuvendin e Kosovës e dëshmon edhe mbështetja e fuqishme që po i vjen atij nga qytetarët e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit, pa e anashkaluar edhe mbështetjen serioze edhe nga qytetarët e Kosovës me të cilët tashmë ka lidhur aleancë për të përçuar ndryshimin që po e kërkojnë të gjithë.
Prandaj të secili që kërkon dhe don ndyshim, por edhe përfaqësim të dinjitetshëm e parimor, atëherë mos hezitoni dhe votojeni kandidatin e Vetëvendosjes, frymën e re, kombëtare e intelektuale, Ilir Ali Kapitin.
Ai në listën e Vetëvendosjes me numrin rendor 127, voto kandidatin me numrin 100 , Ilir Ali Kapiti./Kosova Post/