Kryetari komunës Tetovës, Bilall Kasami për festen e fiter Bajramit ka shpërblyer të punesuarit komunal, duke ua lëshuar nga gjysëm rroge.
Ja statusi plotë:
Të nderuar të punësuar komunal,
Gjatë kësaj jave në llogaritë tuaja bankare u është lëshuar gjysma e vlerës së pagës (regres) në prag të festës së Fitës Bajramit. Përkundër vështirësive financiare dhe bllokimeve të shumta, komuna e Tetovës vazhdon me përkushtimin maksimal në shërbimin e qytetarëve dhe në reformën administrative. Prandaj edhe përkushtimi ynë në këtë drejtim është i vazhdueshëm!
Me këtë, dëshmojmë përkushtimin tonë për më të mirën e qytetit!