Sot në media është raportuar se gjatë seancës gjyqësore në rastin Ukë Rugova në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është ndërprerë energjia elektrike, ndërkaq për rastin e tillë ka reaguar KEDS duke e mohuar se KEDS nuk e ka ndalur energjinë elektrike, shkruan Kosova Post.
Përmes një njoftimi KEDS ka treguar se nuk ka pasë asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë.
“Pra, sa i përket anës tonë gjithcka ka qenë në rregull dhe në bazë të normave të parapara. Kërkojmë nga mediat që e kanë publikuar lajmin që të hulumtojnë shkaktarin e vërtetë të problemit, në mënyrë që të del e vërteta në pah” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në disa media sot ka dalë një lajm që në Pallatin e Drejtësisë është ndalë energjia elektrike, prandaj nuk ka qenë e mundur të mbahet një nga seancat e rëndësishme të parpapara për sot.
KEDS bën me dije që nuk e ka ndalë energjinë elektrike dhe nuk ka pasë asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë.
Pra, sa i përket anës tonë gjithcka ka qenë në rregull dhe në bazë të normave të parapara. Kërkojmë nga mediat që e kanë publikuar lajmin që të hulumtojnë shkaktarin e vërtetë të problemit, në mënyrë që të del e vërteta në pah.
Të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që në këto raste të marrin të gjitha palët e involvuara, duke iu përmbajtur parimeve të gazetarisë. Kjo, pasi është e vetmja mënyrë që të del në pah e vërteta e plotë, duke hequr cdo aludim të pasaktë.