Korporata Energjetike e Kosovës njofton se dje me datë 28.08.2022, njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.
Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale.
KEDS, nga ana tjetër, ka lëshuar një njoftim për ndërprerjet e prodhimit të energjisë në vend.
Në deklaratën e publikuar është bërë thirrje për të gjithë konsumatorët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të energjisë së prodhuar në vend.
Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të publikuar nga KEDS.
Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike nga rënia e nëjsisë A3
KOSTT’i ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rëniës nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emenrgjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme.
Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për cka kërkojmë mirëkptimin e tyre.
Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë eficiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër.
Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që ti kapërcejmë ato sa më. Së bashku mund t’i dalim!