Është një garë e futbollit, e cila organizohet për çdo vit dhe organizohet nga UEFA, ku garojnë ë klubet elitare të Ligave Evropiane, shkruan KosovaPost.
Liga e Kampionëve(UEFA Champions League) Është një nga formatet më prestigjoze të botës së futbollit njëkohësisht kompedicioni më prestigjoz i futbollit Evropian, që luhet nga klubet fituese të kampionateve, për disa shtete edhe 4 pozitat e para hyjnë automatikisht në këtë kompeticion.
Rëndësia e kësaj gare është e madhe, aq sa shumë lojtarë edhe u pensionuan me një ‘merak’ që të fitojnë këtë trofe të këtij kompeticioni. Lojtarëve që iu mungon ky trofe janë: Lilian Thuram, Lothar Matthaus, Fabio Cannavaro, Cesc Fabregas, Patrick Vieira, Zlatan Ibrahimovic, Francesco Totti, Michael Ballack, Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur si Ronaldo si dhe Dennis Bergkamp.
Vlen të theksohet se nga lojtarët e lartëcekur të cilët nuk kanë fituar kurrë trofeun e Ligës së Kampionëve, janë vetëm 3 lojtarë të cilët aktualisht janë ende të pa-pensionuar. Në mesin e kësaj 3-shje bëjnë pjesë: Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht është lojtar i AC Milan, ku dhe u ftua nga kombëtarja suedeze që të jetë pjesë e saj për “EURO-2020”, ku dhe u eleminuan nga Ukraina, por 40 vjeçari nuk kishte mundur të merrte pjesë ngase kishte pësuar një lëndim në ndeshjen AC Milan vs Juventus.
E, i pa-pensionuar është është edhe ish-portieri italian, Buffon, i cili iu është bashkuar klubit italian, Parma, klub ky i cili 43 vjeçari kishte nisur karrierën e tij. Në listën e lojtarëve të cilet ende janë të pa-pensionuar e që janë pa këtë trofe, bën pjesë dhe ish-mesfushori spanjoll, Fabregas, i cili iu bashkua klubit të Monaco të Francës.