Ish-boksieri Wladimir Klitschko dhe vëllai i kryebashkiakut të Kievit, reagoi pas bombardimit të maternitetit të Mariupolit nga forcat ruse ditën e sotme.
Përmes një postimi në twitter, Klitschko shkruan se “zemra e tij po rrjedh gjak” pas bombardimit të një materniteti në Mariupol të mërkurën.
“Zemra ime po rrjedh gjak. Shikoni këto imazhe atje, rezultati konkret dhe real i operacioneve speciale të Putinit, si të thuash. Kur ai ua merr jetën këtyre engjëjve, ai vret prindërit, gjyshërit e tyre dhe shkatërron shtëpitë dhe shkollat e tyre”, tha Klitschko.
“Sulmi ndaj fëmijëve është sulm ndaj jetës dhe ndaj vetë qytetërimit”, theksoi Klitschko.