Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Pragës, ku pritet të dorëzojë edhe zyrtarisht në Presidencën Çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ceremonia do të mbahet në orën 13:00 dhe do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.
Po ashtu drejtpërdrejtë mund të ndiqet edhe në faqen e Qeverisë në Facebook dhe në linkun në vijim: