Abdullah Klinaku, opinionist, ka reaguar përmes shkrimeve dhe debateve televizive ndaj sulmeve izraelite terrorizuese kundër popullit palestinez të cilat po zhvillohen gjatë këtyre ditëve, transmeton Kosova Post.
Në publikimin e tij të fundit Klinaku ka reaguar ndaj atyre të cilët janë indiferent dhe janë kundër reagimit ndaj krimeve që po ndodhin ndaj fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm palestinez.
Në postimin e tij Klinaku është drejtuar me këtë shkrim:
“Ju, të cilët jeni duke u përpjekur ta amnistoni terrorin shtetëror izraelit mbi fëmijët palestinez, apo jeni duke qëndruar neutral e hezitues në reagim, disa pyetje për reflektimin tuaj!
Zot ruana, nëse një shtetas i një shteti që e ka njohur Kosovën kryen sulm terrorist në Spanjë, a do të thotë kjo që ne nuk duhet të reagojmë sepse Spanja nuk ka qëndrim korrekt ndaj Kosovës??
Apo Zot ruana, ndodh një sulm ndaj autoritetit më të lartë kishtar në Vatikanë, e ne nuk duhet të reagojmë ndaj ndjenjave të shenjta për të krishterët me pretekstin se nuk na ka njohur Vatikani shtetin tonë, sipas logjikës suaj?!
Apo, reagimi ndaj lirive dhe të drejtave universale të njeriut është në varësi ndaj vendit, kombit apo popullit ndaj të cilit shkelen apo në varësi nga shkelësi i tyre?!
A mendoni ju se jeni duke ju servilosur pushtetit izraelit aq gërrditshëm sa që edhe shumë grupe hebrejë e të krishterë në Izrael e në botë që janë duke protestuar kundër jeni duke i habitur?!
Njeriu, fëmijët, gratë e të pafajshmit kanë të drejta e liri të shenjta, të dhuruara nga Zoti të cilat askush e as në emër të askujt nuk mund ti privojë!
Prandaj, bëhuni njerëz e njerëzishëm reagoni! Paqe”!/KosovaPost/.