KMDLNJ thekson se kjo fushatë është “ Wuhan i Kosovës për përhapje të koronavirusit.
” Deri më tani ishin pikërisht politikanët që bënin thirrje publike për respektim të masava që i ka paraparë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës , mbajtja e distancës sociale , vendosja e maskave mbrojtëse , përdorimi i mjeteve dezinfektuese sikur edhe ndalimi i grumbullimit të individëve , sidomos në objekte të mbyllura. Nga këto masa kanë pësuar qytetarët që janëgjobitur nga policia , edhe në raste banale sikur që janë dëmtuar shumë gastronomët”.
Ky këshill potencon se po zbatohen masa të dyfishta në këtë rast.
“Nëse Policia e Kosovës , bashkë me Inspekcionin për shkak të mosrespektimit të masave përveç gjobave , simasë e shqiptojnë edhe mbylljen e lokaleve duke i larguar mysafirët , pse atëherë këtë standard të mbështetur në Ligjin për Pandeminë nuk e zbatojnë edhe ndaj tubimeve politike ku shkelen të gjitha rregullat e mundshme ? Pse duhet të jetë një standard për politikanët dhe mbështetësit e tyre dhe tjetër standard për bizneset dhe qytetarët e tjerë ?! Vendosja dhe zbatimi i standardeve të dyfishta për KMDLNj paraqet një standard diskriminues dhe shkeleje të drejtave të njeriut për trajtim të njëjtë para dhe sipas ligjit.
“Shkaku se është e pamundur të inspektohen të gjitha lokacionet ku mbahet fushata zgjedhore të subjekteve politike , KMDLNj propozon që të merret si material dëshmues të gjitha incizimet e mediave elektronike sikur edhe pamjet që i shpërndajnë përmes rrjeteve sociale , qoftë kandidatët që garojnë , qoftë subjektet politike apo edhe vet pjasëmarrësit në këto tubime ku , në mënyrë masive rrezikohet shëndeti i qytetarëve të Kosovës “, thuhet në njoftim.
KMDLNj propozon që gjobat të shqiptohen në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat anti COVID ndërkaq ato që iu shqiptohen subjekteve politike duhet të jenë kapitale.