Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata po ndodhin në pikën kufitare në Merdare, raporton Kosova Post.
Të premten u raportua se nga fluksi i madh i mërgimtarëve, gjatë ditës, pritjet për ta kaluar kufirin kanë zgjatur deri në 4 orë.
Por këto janë të dhënat e fundit, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar:
Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje (min) Dalje (min)
– Merdare 50-60 180-200
– Jarinje 15-20 10-15
– Mutivodë 05-10 05-10
– Dheu i Bardhë 05-10 80-90
– Vermicë 05-10 05-10
– Muçibabë 05-10 05-10