Është duke u zhvilluar konferenca statusore lidhur me çështjen e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në kuadër të Gjykatë Speciale.
Por ajo çfarë bie në sy në transmetimin e kësaj konferencë është se vetë Mustafa nuk është i pranishëm.
Madje konfirmimin për mos-praninë e tij e dha edhe avokati mbrojtës, Julius Von Bone.
Kjo është seanca e katër me radhë në kuadër të gjyqësisë ndaj Salih Mustafës dhe gjatë kësaj seance po bëhet diskutimi lidhur me rrjedhën e procedurës si dhe të mësohet nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar I ka ofruar mbrojtjes të gjitha provat dëshmuese dhe cilat prova kanë mbetur pa u zbuluar.Lajmi.net.