Ish- komandanti i policisë ushtarake në UÇK, Faton Gashi, i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku pas kjo e fundit duke tentuar ta marrë rolin e avokatit te kryeministrit të Shqiprisë, Edi Rama, lancojë kritika karshi kritikëve të shefit të qeverisë shqiptare, transmeton Kosova Post.
Gashi përmes një shkrimi në rrjetrin social Çitakun e ka kuslifikuar si tifoze të Edi Ramës.
Ky është reagimini plotë i ish- eprorit të UÇK-së:
Tifozja gojtare ‘shpërthen’ me komplimente
Ne, disa, Shqipërinë e përjetojmë si një atdhe të pandamë nga Kosova. Duhet ta kesh inteligjencën e kikirikut, kur gjendesh në shtëpinë tuaj, të thuash:
-po ndihem si në shtëpi time
Një gjë është më e rëndësishmja, Shqipërinë dhe Kosovën ta ndjejmë si një shtëpi, 99 tjera mund t’i rikuperojmë më vonë.