Sot do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Deputetët e këtij komisioni që do të mblidhen në ora 10:00, do të diskutojnë për situatën epidemiologjike me COVID-19.
Ndërkohë që në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat antiCOVID-19, kufizime të cilat erdhën meqë situata me COVID-19 shënoi rritje si në numrin e rasteve pozitive ashtu edhe të vdekjeve.
Masat antiCOVID-19 do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.