Konfiskohen 90 palë atlete

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 90 palë atlete që dyshohet se janë të falsifikuara si “NIKE”, “ADIDAS” e “AIR JORDAN”. Ato janë zbuluar në një veturë me targa të Serbisë, që drejtohej nga një shtetas serb, në rrugën Preshevë-Gjilan.

“Në rrugën Preshevë-Gjilan është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se ishte e ngarkuar rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: NIKE, ADIDAS, AIR JORDAN etj”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në Terminalin doganor të Dheut të Bardhë. Rasti thuhet se është duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika