Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të sigurohet funksionimi më normal i shoqërisë dhe shtetit tonë.
Në sallë janë vendosur banerë me mbishkrimin: Vaksinohu! Shpëto jetë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, fillimisht mbajti një fjalim, duke thënë se duhet ngitur sa më shumë vetëdija për rëndësinë e respektim të masave për mbrojtje ndaj COVID-19 dhe sidomos për vaksinim masiv të secilit qytetar të Kosovës, për siç tha, ta ruajmë shëndetin e përbashkët publik.
“Na ka shqetësuar rritja e numrit të të infektuarve gjatë 72 orëve të fundit. Pardje numri shkoi në 221. I bëjmë thirrje qytetarëve që të vaksinohen më shumë, që të jemi më të sigurt”, deklaroi Konjufca para deputetëve.