Partitë kryesore gjermane që synojnë pushtetin kanë zgjedhur kandidatët me të cilët do të udhëheqin garën e 26 shtatorit.
Të martën, aleanca konservatore CDU-CSU konfirmoi si pasues të kancelares gjermane, Angela Merkel, liderin e CDU-së, Armin Lashet.
60-vjeçari mori 77,5 për qind të votave nga 31 anëtarë të komitetit ekzekutiv të partisë.
Rivali tjetër nga CSU-ja, Markus Zëder, e pranoi humbjen, edhe pse deri dje shihej si më i preferuari nga votuesit e mundshëm.
Sondazhet e renditin koalicionin CDU-CSU të parin me gati 30 për qind të votave.
Partia e dytë në sondazhe, të Gjelbrit, po ashtu caktuan një ditë më parë si lidere të listës, bashkëkryetaren, Analena Berbok.
Në bazë të sondazheve paraprake, ambientalistët kanë mbi 20 për qind të elektoratit dhe mund të synojnë kancelarinë.
“Demokracia merr jetë nga ndryshimi. Nuk kam qenë asnjëherë kancelare, as ministre. Unë jam për risinë, të tjerët duan statukuonë. Jam e bindur edhe se vendit i duhet një fillim i ri për ta kaluar këtë dekadë sfiduese.”
Të Gjelbrit shohin krizën klimatike si temën kryesore të programit të tyre elektoral për zgjedhjet e shtatorit, ndërkohë opozitarët e ekstremit të djathtë kanë thënë se do e nxjerrin vendin nga Bashkimi Europian nëse marrin pushtetin.abc.