Turqia ka raportuar identifikimin e rasteve të para të infektuara me llojin e ri të virusit Korona të quajtur korona angleze, transmeton Kosova Post.
Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Turqia ka regjistruar rastet e para të infektuar me llojin e ri dhe shumë përhapës të virusit Korona të quajtur “Korona Angleze”.
Qeveria e Turqisë duke konfirmuar këtë lajm, ka kërkuare nga qytetarët që të respektojnë me kujdes masat parandaluese. Ministri i shëndetësisë së Turqisë në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Rastet e infektimit me korona angleze janë identifikuar me infektimin e 15 personave të cilët nga Anglia kishin hyrë në Turqi”.
Ky funksionar i qeverisë së Turqisë ka shtuar se hyrja e udhëtarëve nga Anglia në territorin e Turqisë përkohësisht është pezulluar. Vlen të theksohet se qeveria e Anglisë pas tre muajve vonesë, ka raportuar identifikimin e një lloji të ri të virusit Covid-19 që sipas autoriteteve të këtij vendi është shumë përhapës.