Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ambasadori Kosnett ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të garantuar drejtësi për familjet e viktimave dhe më të dashurit e tyre.
Masakra e Reçakut ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999. Në mars të këtij viti NATO-ja nisi sulmet ajrore kundër caqeve të ushtrisë serbe për t’i dhënë fund dhunës në Kosovë.
Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,643 ende konsiderohen të pagjetur.ln