Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ushtrinë Amerikane në Kuvajt është një moment historik.
Kosnett thotë se kjo tregon demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale.
“Vendosja e përbashkët e FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane në Kuvajt është një moment historik i vërtetë – jo vetëm për mbrojtjen e vetë Kosovës, por edhe si një demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”, ka shkruar Kossnett në Twitter.
The @KSF_Kosova – @USArmy co-deployment to #Kuwait is a true milestone — not only for #Kosovo's own defense, but as a demonstration of #Kosovo's willingness to embrace responsibilities beyond its borders that contribute to regional & global security. https://t.co/D2ztcHT3IY
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 8, 2021