Përdorimi i fusnotës për Kosovën gjatë një konference rajonale të mbajtur në Tiranë ka ngjallur reagime të forta.
Gazetari Flavio Qarri në emisionin “Kosova Today” ka kritikuar ashpër Qeverinë shqiptare, duke e akuzuar për mospërfaqësim të interesave kombëtare.
“Së pari, duhet ta ndajmë Shqipërinë nga qeveria. Kjo qeveri nuk reflekton as ndjenjat, as mendimet e popullit. E ka treguar shpesh se interesat shqiptare nuk janë prioritet , as në Republikë e as në rajon”, u shpreh Qarri.