Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka prezantuar statistikat preliminare të regjistrimit të popullsisë.
Në bazë të statistikave është njoftuar se ka rritje të numrit të popullsisë mbi moshën 65-vjeçare.
“Si dhe ka një rritje dyshifrore për herë të parë të popullsisë mbi moshën 65-vjeçare, që nënkupton planifikim dhe përkujdesje në të ardhmen për këtë moshë” – ka thënë ushtruesi i detyrës se drejtorit të ASK-së.
Po ashtu, sipas Kastratit, ka rënie tek popullsia nga mosha 0 deri 15-vjeçare.