Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja tha se Serbia dëshiron krijimin e një Asociacioni që të ndërhyjë në Kosovë.
Kraja tha se Asociacioni mund të bëhet në momentin kur Serbia e njeh Kosovën.
“Mendimi im është që Asociacioni mund të formohet, me kompetenca të caktuara, edhe duhet të formohet për shkak se bisedimet e Vjenës e kanë prodhu dokumentet, Pakon e Ahtisarit të cilën nuk e di nuk jam shumë i qartë, dhe kur i lexoj Pakon e Ahtisarit, kur i shoh disa gjana them pse e kanë pranu kësisoji. E mbrapshta fillon të bisedimet e Vjenës. Asociacioni nuk paraqesin problem nëse të njeh Serbia, ky është aq e thjeshtë. Nëse Serbia njeh sovranitetin e Kosovës, dhe integritetin territorial dhe në një situatë kësisoj ne mund të formojmë çfarëdo lloj Asociacioni, sepse atëherë integriteti ynë territorial nuk cenohet me ndonjë asociacion të tillë”, tha Kraja.
Sipas tij, Serbia po dëshiron Asociacionin që ta shtrijë pushtetin në Kosovë.
“Serbia po don një Asociacion që të ndërhyjë në Kosovë, për të pas një shteg një derë për me ndërhy me shtri pushtetin e saj në Kosovë. Ky është problemi dhe është shumë e thjesht: Po Asociacioni mund të bëhet kur Serbia e njeh Kosovën”, tha ai për Radio Kosovën.