Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka apeluar tek qytetarët që sa më shumë prej tyre të ketë vaksinim ndaj Covid-19, në mënyrë që t’i shpëjtojnë infektimit nga pandemia.
Krasniqi madje ka sqaruar se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë të sigurta dhe s’ka asnjë mundësi që gjatë bërjes së vaksinës, të ketë infeksion me virusin Covid-19.
”Dy vaksinat që përdoren në Kosovë, Pfizer dhe AstraZeneca, nuk prodhohen nga virusët e gjallë, dhe nuk ka mundësi që njeriu të infektohet gjatë vaksinimit apo si pasojë e vaksinimit”, ka thënë ai në Klan Kosova.