Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, nuk e ka ndërmend të ndalet së kritikuari liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, që dikur e kishte edhe ‘shef’, shkruan Kosova Post.
Krasniqi ka shkruar në Facebook, mund të jesh jesh i djathtë e pro-jugosllav, islamist radikal e erdoganist, leninist e kosovocentrist, i akuzuar për korrupsion e për keqpërdorime. Të gjitha të falen në momentin kur i puthë dorën liderit suprem.
Kjo siç shkruan Krasniqi, lideri suprem (Kurti) dhe partia e tij, ashtu siç po i riciklon njerëzit, ka ricikluar edhe idetë.
“Idetë e majta i ndërroi me të djathtat. Bashkimin Kombëtar e ndërroi me kosovocentrizëm. Mbrojtjen e UÇK-së e ndërroi me vlerat pro-jugosllave dhe me luftën kundër UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Mund të jesh i djathtë e pro-jugosllav, islamist radikal e erdoganist, leninist e kosovocentrist, i akuzuar për korrupsion e për keqpërdorime. Të gjitha të falen në momentin kur i puthë dorën liderit suprem.
Kjo ngase vetë lideri suprem dhe partia e tij, ashtu siç po i riciklon njerëzit, ka ricikluar edhe idetë. Idetë e majta i ndërroi me të djathtat. Bashkimin Kombëtar e ndërroi me kosovocentrizëm. Mbrojtjen e UÇK-së e ndërroi me vlerat pro-jugosllave dhe me luftën kundër UÇK-së.
Prandaj, në partinë e tij, që shërben si kosh plehërash, ai mban titullin Recycle Bin.